Muajin e ardhshëm Demi Lovato e lanson albumin e ri

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Gjatë një interviste online, këngëtarja e njohur amerikane Demi Lovato e zbuloi lajmin se muajin e ardhshëm, lansohet albumi i saj i ri. Me titull “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over”, ky do të jetë albumi i saj parë nga viti 2017 dhe lansohet për publikun e gjerë më 2 prill.

Lovato shpjegoi se titulli fillestar i këtij projekti ishte “The Art of Starting Over”, por më pas ajo kishte vendosur t’ia shtojë edhe një titull të dytë për të pasqyruar rëndësinë e dokumentarit të saj të ardhshëm, “Dancing With the Devil.”

“Nëse e dëgjon atë këngë pas kënge dhe e përcjell secilën me vëmendje, e sheh që në fakt albumi është një lloj kolone zanore jozyrtare e dokumentarit. Sepse në të vërtetë e përcjell jetën time gjatë këtyre vjetëve të fundit. Kur po e shqyrtonim listën e këngëve e kuptuan që disi ato përkonin me historinë e jetës sime, prandaj kishte kuptim t’i shtoja gjërat më emocionuese në fillim të albumin të cilat më pas ndryshonin në artin e fillimit të jetës nga fillimi”, ka deklaruar këngëtarja duke e shpjeguar albumin e ri.

Lovato e përshkroi albumin një përzierje të zhanreve muzikore, ai country, R&B dhe pop i viteve ’90. Ajo gjithashtu tregoi se incizimi do t’i përfshijë gjithsej 19 këngë, si dhe la të nënkuptohet se do të ketë bashkëpunime të mëdha në album, një prej së cilëve mund të jetë me yllin e muzikës, Ariana Grande.

Lajmi për lansimin e ri nga këngëtarja vjen një natë para debutimit të dokumentarit mbi jetën e saj, “Demi Lovato: Dancing With the Devil”, në festivalin e filmit “SXSW”. Ky projekt i cili fokusohet në betejën e Lovatos me vartësinë nga droga dhe alkooli, veçanërisht në mbidozën e vitit 2018 që gati i kushtoi me jetë, do të lansohet në YouTubë në katër pjesë, nga 23 marsi.

Në trilerin e dokumentarit të lansuar më 17 shkurt, Lovato ndër të tjera zbuloi se pas mbidozës i kishte përjetuar tri goditje në tru dhe një sulm në zemër.

Albumi “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over” do të jetë albumi i parë i lansuar i Lovatos, nga ai i vitit 2017, “Tell Me You Love Me.” Sidoqoftë, këngëtarja i ka publikuar tashmë disa këngë të këtij incizimi, përfshirë këtu bashkëpunimin me këngëtarin Sam Fischer, “What Other People Say”, “Monsters” me muzikantin Blackbeard he bendin “All Time Low”, hitin “OK Not to Be OK” me DJ Marshmello dhe këngën “Commander In Chief.”

Të ngjashme