Muzeu i Burgut të Prishtinës së shpejti do të hapet për publikun

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të funksionalizimit parashihet kurimi i ekspozitës së përkohshme përmes së cilës prezantohet hulumtimi, dokumentimi dhe materiali i arkivuar që dëshmon përjetimet e të burgosurve politikë në Kosovë, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Në fazën e parë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike. Pastaj do të vazhdohet me shpalljen e ndërtesës aset të mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe projektin e restaurimit për të përmbyllur me ekspozitën e përhershme dhe planin e menaxhimit.

Për këtë është emëruar ekipi përgjegjës i udhëhequr nga koordinatori, Emin Sallahu.

Për të parë gjendjen në të cilën ndodhet Muzeu i Burgut të Prishtinës, ndërtesën e vizitoi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga Hydajet Hyseni Kaloshi, koordinatori Sllahu, grupi profesionist dhe bashkëpunëtorë tjerë.

Të ngjashme