”Muzika kosovare ka krizë”

Prishtinë | 09 Tet 2016 | 13:17 | Nga

Eliza Hoxha tha se tani për tani në muzikën kosovare ka një lloj krize sepse sipas saj po promovohet diçka përpara muzikës

Këngëtarja e  njohur kosovare, Eliza Hoxha është e ftuar sot në emisionin ‘’1 Kafe me Labin’’, e cila foli për gjëra nga jeta private dhe profesionale.

Ajo gjatë bisedës tha se në muzikën kosovare ka një lloj krize, pasiqë sipas saj disa grupe të caktuara kanë sjellur diçka tjetër përpara muzikës, për të cilën tha se e kanë zbehur muzikën.

Por, shtoi se ka edhe shumë këngë të cilat i pëlqejnë dhe i dëgjon.

Në pyetjen se a i mungojnë kocertet që janëë bërë më përpara?, ajo tha se i mungojnë shumë koncertet që ka bërë më përpara, duke shtuar se do ta bëjë një të tillë.

Ndryshe, pak ditë më parë, Eliza Hoxha ka lansuar projektin e saj të radhës ”Ecjen ti vazhdo” projekt që është bërë për nderë të fushatës për persona me kancer që do ta organizojë në muajin tetor./21Media

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme