Muzikanti i botës së mistershme me tinguj

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Zëri i tij është hipnotizues. Krijon efekte vokale që e bëjnë dëgjuesin të paramendojë sikur ato vijnë nga një tjetër univers. Më pas ai ulet në sint dhe luan melodi që vetë i ka kompozuar.

Një përzierje epike e klasikes me kompozime të shtyra nga mësimet në piano, me elemente të elektronikës që variojnë prej minimalistes deri tek jazzi e rocku, është muzika e tij.

Nuk është e lehtë të përthekohet në një fjalë zhanri i tij muzikor, pasi që elementet përbërëse janë të ndryshme. Ritmet e baterisë, tingujt e kitarës e basit kompletojnë këngët e kënduara bukur nga Theodore. Ai krijon vokaliza të buta, pëshpërima e këndon qetë kur është nevoja, për të shpërthyer më pas në dramacitet.

Bashkë me bendin e tij vizituan Prishtinën të martën që shkoi. U ngjitën në skenën e “Kino Armatës” për të interpretuar albumin e fundit të Theodore, “Inner Dynamics”, në kuadër të një turneu që ka nisur në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme