Ndahen Brandon dhe Leah, pas 14 vjetësh së bashku

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 22:38 | Nga

Brandon Jenner dhe gruaja e tij Lea janë ndarë. Çifti, të cilët u njohën që në shkolla e mesme dhe u rritën së bashku në Malibu, i kanë dhënë fund martesës pas 14 vitesh.

“Përshëndetje të gjithëve. Mendojmë se është koha për të ndarë disa lajme personale me të gjithë ju. Pasi kaluam 14 vjet të bukura bashkë, kemi ardhur në vendimin për t’i dhënë fund aspektit romantik të marrëdhënies sonë”, thanë ata përmes një deklaratë të lëshuar.

“Jemi krenarë për jetën që kemi kultivuar së bashku dhe jemi vërtetë mirënjohës për lidhjen e miqësisë që ne mbajmë dhe e ushqejmë sot. Është më e fortë se kurrë”.

“Edhe pse ne kemi zgjedhur të ndahemi si çift, ne ende e duam njëri-tjetrin shumë, dhe kjo mbetet një pjesë e madhe e jetës sonë, si miqtë më të mirë, familje dhe prindër të dashur për vajzën tonë. Nuk ka pasur gënjeshtra, mashtrime apo grindje që kanë sjellë këtë ndryshim. Jemi akoma një familje dhe kemi një lidhje të thellë që është e rrënjosur në dashuri”, vazhdoi deklarata.

“Nuk do të komentojmë më tej, kështu që çdo gjë që mund të pohojë të kundërtën e këtij mesazhi do të ishte padyshim një trillim. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj”.

Brandon dhe Lea u martuan në vitin 2012 dhe kanë një vajzë me emrin Eva, e cila erdhi në jetë gjatë vitit 2015.

Të ngjashme