Ndahen Lirim Kastrati dhe modelja kroate, “nuk më përshtatet ajo mënyrë e jetës”

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Lirim Kastrati dhe modelja kroate, Angjela Shtimac, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e ka konfirmuar për mediat kroate vetë modelja e cila me futbollistin e Kosovës kanë edhe një vajzë.

“E përcjell dikë tjetër dhe nuk e shoh kuptimin që ta përcjell atë. Ai i ka fshirë të gjitha fotografitë me mua. Nuk mund të jemi më bashkë. Mua nuk më përshtatet ajo mënyrë e jetës. Nuk e kam jetën time”, ka thënë Shtimac për “24sata.hr”.

Kastrati dhe Shtimac nuk e përcjellin njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.

Futbollisti dhe modelja ishin në një lidhje prej disa vitesh së bashku, por tanimë ajo ka marrë fund.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës ditë më parë u prezantua te klubi Fehervar.

Të ngjashme