Ndahen pas nëntë vjet martesë

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 09:33 | Nga

Channing Tatum dhe Jenna Dewan Tatum kanë njoftuar për vendimin e tyre për t’u ndarë pas pothuajse nëntë vjet martesë.

Aktori 37-vjeçar dhe aktorja 37-vjeçare u takuan në vitin 2006 dhe u martuan në vitin 2009.

Channing dh eJenna janë prindër të vajzës me emrin Everly, e cila do të bëhet pesëvjeçare muajin e ardhshëm.

“Kemi zgjedhur me dashuri për t’u ndarë si një çift. Ne ramë thellësisht në dashuri shumë vite më parë dhe kemi pasur një udhëtim magjik së bashku”, shkroi ish-çifti.

“Absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar për sa shumë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që na çon në rrugë të ndryshme tani. Nuk ka ngjarje dhe sekrete të fshehta. Ne jemi ende një familje dhe gjithmonë do të jemi prindër të përkushtuar ndaj Everly. Ne nuk do të komentojmë rreth kësaj, dhe ju falënderojmë të gjithëve për respektimin e privatësisë së familjes sonë. Shumë dashuri për ju, Chan dhe Jenna”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme