Ndahen Rita Ora dhe Andrew Garfield

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Rita Ora dhe i dashuri i saj i përfolur aktori Andrew Garfield, thuhet se janë ndarë pas një romance të shpejtë.

Yjet u lidhën fillimisht në nëntor, kur u paraqitën thashethemet për lidhje pasi që u panë së bashku krah për krah për herë të parë publikisht në Londër gjatë një shëtitje para Krishtlindjes në dhjetor.

Megjithatë, si duket çifti nuk janë më bashkë, meqë janë ndarë kohët e fundit, sipas raporteve të së martës në gazetat britanike “Daily Mirror” dhe “The Sun”.

Rita dhe Andrew dukeshin shumë të lidhur vetëm disa javë më parë – më 18 janar – kur ajo foli në një intervistë në radio në “The Morning Mash Up” të SiriusXM kur prezantuesja Nichole Ryan e pyeti tërthorazi për yllin e Hacksaw Ridge, shkruan KOHA Ditore.

“Preferon Tobey Maguire ose Andrew Garfield si Spider-Man?”, e pyeti Nichole, duke e shtyrë Ritën që të shpërthente në të qeshura dhe të përgjigjej: “Po më bën të zgjohem këtë mëngjes!”

Më pas Rita shtoi: “Nuk e shikoj Spider-Manin. Kjo është përgjigjja ime”, përpara se ta ndryshonte shpejt temën.

Ndodh shpesh që jeta romantike e këngëtares 28-vjeçare të analizohet nga publiku – ajo më parë ishte në romancë me Rob Kardashian, Calvin Harris, modelin Ricky Hil dhe muzikantin Andrew Watt, me të cilin ka qenë në lidhje për dy vjet para se të zbulonte se ishte “single” përsëri në tetor.

Me sa duket publiciteti rreth lidhjeve të saj dyshohet se e kishte larguar Andrew prej saj.

“Ata (Rita dhe Andrew) i kaluan Krishtlindjen së bashku dhe ajo mendonte se gjërat po shkonin mirë mes tyre”, thotë një burim i “The Sun”. “Karriera e saj po bëhet gjithnjë e më e suksesshme dhe ajo e jeton jetën e saj në qendër të vëmendjes, por ai i tha asaj se e donte një jetë më private. Rita ishte përpjekur ta bënte këtë dhe e kishte mbajtur romancën e tyre larg rrjeteve sociale, por gjërat nuk funksionuan”.

Andrew, 35 vjeç, i cili gjithashtu ka pasur lidhje të profilit të lartë në të kaluarën, së fundi ishte në lidhje me aktoren Susie Abromeit dhe ishte gjithashtu në lidhje me kolegen nga “Amazing Spider-Man”, Emma Stone në vitin 2011, përpara se të ndaheshin në vitin 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme