Ndahet nga jeta aktori i filmit “Harry Poter”

Prishtinë | 29 Jan 2017 | 11:12 | Nga

Fituesi i çmimeve Bafta dhe një sërë trofesh prestigjioze, Sir John Hurt, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.

Ai njihet për rolet e tij në filma si “Alien”, “The Elephant Man” dhe “Harry Potter”. Roli i tij i fundit ishte në filmin “Jackie”, i cili tregonte jetën e Jackline Kennedy pas vrasjes së J. F. Kennedy.

Hurt luajti edhe në një seri filmash të “Harry Potter”, si krijuesi i shkopinjve magjikë, zotin Ollivander.

Vdekja e aktorit ka tronditur mjaft yje të kinematografisë, të cilët kanë shprehur keqardhjen e tyre për humbjen e një artisti të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme