Ndahet nga jeta aktorja turke me origjinë shqiptare

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare aktorja turke me prejardhje shqiptare Ayşen Gruda.

Aktroja humbi betejën nga një sëmundje e rëndë dhe dha dje frymën e fundit në një spital në Stamboll.

E lindur më 22 gusht 1944 në Stamboll nga një familje shqiptare, aktorja është konsideruar si ikona e filmave dhe serialeve të Turqisë.

Ayşen Gruda u shfaq në disa muzikale si “Mum Sondu”, “Deve Kuşu Kabare”, “Hababam Sınıfı Muzikali”, “Yedi Kocalı Hurmuz”.

Roli i saj në skeçin e saj “Domates Guzeli Nahide” fitoi atë pseudonimin “Domatja bukuroshe”.

Ajo u shfaq në mbi 100 filma, duke përfshirë klasike si Tosun Pasha, Sut Kardesler, Gulen Gozler, Sabanoglu Saban, Hababam Sınıfı dhe Neseli Gunler.

Të ngjashme