Ndahet nga jeta reperi i njohur

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 11:57 | Nga

Reperi Prodigy i grupit “Mobb Deep” ka vdekur të martën në moshë 42 vjeçare.

MC i njohur është gjetur pa vetëdije në Las Vegas dhe derisa shkaktari i vdekjes mbetet i paqartë, zëdhënësi i grupit ka publikuar një deklaratë për media duke e konfirmuar vdekjen.

Ai ka bërë të ditur se Prodigy ishte hospitalizuar para disa ditësh në Vegas, pas komplikimeve nga anemia.

Reperi e ka pasur këtë sëmundje që nga fëmijëria, ndërsa akoma nuk është caktuar shkaku i saktë i vdekjes.

Albumet e tyre “The Infamous” dhe “Hell on Earth” që janë vlerësuar në mënyrë kritike suksesesh në vitet 1990.

https://www.youtube.com/watch?v=iv-xbjmA24w

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme