Ndarja e Eneda Tarifës, konflikti që i dha fund bashkëjetesës 18-vjeçare

Prishtinë | 20 Jan 2018 | 13:37 | Nga

Në rrethet e miqve të tyre ata quhen “çifti i lashtë”, pasi kishin një jetë bashkë. Mediat shkruan vetëm pak ditë më parë për ndarjen e këngëtares Eneda Tarifa nga partneri i saj prej 18 vitesh, muzikanti Erjon Zaloshnja, i cili në fillimet e njohjes, në ndonjë intervistë, kur e pyesnin për Enedën, shprehej: “Ajo është muza ime”.

Ishte janari i vitit të kaluar 2017, kur Eneda u nda nga banda e bashkëshortit të saj në club-in “Rock Stock” për të kënduar në një tjetër club në Durrës, e pavarur nga ai, kësaj here në bashkëpunim me Sidrit Bejlerinm shkruan Panorama.

Që nga ajo periudhë, ajo nuk është parë më pranë partnerit të saj, bashkëjetesë nga e cila ka një vajzë, Arian.

Sipas mediave, çifti nuk shihen më bashkë dhe mesa duket, i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, në të gjitha aspektet, edhe si ortakë, pasi dihej, që prej vitesh ishin bashkëpronarë të club-it të njohur në Tiranë, por as këtë sezon, Eneda Tarifa nuk këndoi në këtë lokal.

Lajmi për ndarjen e tyre u ngacmua nga fakti që të shtunën, Erjon Zaloshnja organizoi mbrëmjen inaguruese të sezonit, por partnerja e tij shumëvjeçare në jetë dhe në biznes jo vetëm që nuk këndoi, por nuk u pa fare në club.

Nga ana tjetër, po të shohësh profilin në “Instagram” të Enedës, ku duket që është aktive, sheh vetëm foto të saj dhe të vajzës, por asnjë me partnerin.

Vetë ajo i parapriu lajmit me anë të një statusi në “Facebook”, të cilin e postoi më 1 Janar, ku shfaqet e vetme në foton ku shijon një gotë verë dhe ku flet për dështime e fitore. “E piva për 2017-ën, me të këqijat e të mirat që mbarti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme