Ndërpriten xhirimet e “Bondit” për shkak të lëndimit të Daniel Craigut

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Filmi i ri i Bondit thuhet se është në pauzë për t’ia mundësuar Daniel Craig që të shërohet nga një lëndim në kyçin e këmbës.

51-vjeçari e pësoi një lëndim gjatë xhirimeve në Xhamajka, sipas “The Sun”, prandaj një xhirim i planifikuar për këtë fundjavë në Pinewood Studios afër Londrës, është anuluar.

Craig dhe producentët e filmit të Bondit ende nuk kanë komentuar për këtë.

Xhirimet e “Bond 25” filluan muajin e kaluar, ndërsa Rami Malek u konfirmua si keqbërësi i ri i Bondit. Cary Joji Fukunaga po e bën regjinë e filmit më të ri për Agjentin 007, shkruan KOHA Ditore.

Raportet sugjerojnë që raundi i parë i xhirimeve në Xhamajka ka përfunduar dhe se Craig, Naomie Harris, Lea Seydoux, Lashana Lynch dhe Ana de Armas tani janë rrugës për në Britani, për t’u lidhur me Malek dhe të zakonshmit e “Bond”, Ralph Fiennes dhe Ben Whishaw.

Të ngjashme