Ndërron jetë aktori që na bëri për të qeshur me vite të tëra

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë ne që kemi parë filmin “Dasma ime greke”, (My Big Fat Greek Wedding), kemi qeshur pafund me batutat e Gus Portokalos, babait të Toulas, tek i cili jo në pak raste shihnim ngjashmëri me baballarët tanë.Në paqe dhe nga shkaqe natyrale, Michael Constantine aktori që i dha shumë këtij filmi, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Nia Vardalos, e cila ishte jo vetëm protagonistja ( vajza e tij në film), por edhe ajo që shkruajti skenarin e komedisë së famshme, i ka kushtuar këto fjalë ikjes së Michael.

“Michael Constantine, babai i “familjes” sonë, një dhuratë për fjalën e shkruar dhe gjithmonë një mik. Aktrimi me të u pasua me shumë dashuri dhe argëtim. Unë do ta çmoj këtë njeri që solli në jetë Gusin. Ai na dha shumë të qeshura, por tani meriton të pushojë. Të duam Michael”, ka shkruar ajo.Aktori luajti gjithashtu në filmin “Big Fat Greek Wedding 2”, xhiruar në vitin 2016 që ishte dhe shfaqja e fundit e tij në ekranin e madh të kinemasë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme