Ndërron jetë aktorja Pat Loud, e njohur për paraqitjen në “An American Family”

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Pat Loud, e njohur më shumë për paraqitjen në “An American Family”, ka vdekur në moshën 94 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga familja e saj të hënën në një postim në rrjete sociale.

“Me një pikëllim të madh, ne jemi të trishtuar që ndajmë lajmin me miqtë dhe familjen se të dielën 10 janar në 1:55 pasdite, Pat Loud vdiq në mënyrë natyrore”, thuhet në deklaratë. “Ajo ishte e qetë në shtëpi së bashku me fëmijët Michele, Delilah, Kevin dhe Grant”.

Loud lindi në Eugene në Oregon më 4 tetor të vitit 1926.

Ajo ka lënë pas fëmijët Kevin Robert, Grant Randolph, Delilah Ann dhe Michele Summers Loud.

“An American Family” ndërkohë u transmetua në PBS në vitin 1973 dhe ishte një nga seritë televizive më të shikuara. Familja Loud jetonte në Santa Barbara, Kaliforni, në atë kohë.

Krahas “An American Family”, Loud ishte e njohur edhe për paraqitje të tjera në shumë filma të njohur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme