Ndërron jetë Barbara, bashkëshortja e Frank Sinatra

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 13:36 | Nga

Gruaja e katërt dhe e fundit e Frank Sinatra ka ndërruar jetë, pothuajse 20 vjet pas vdekjes së bashkëshortit të saj të famshëm.

Barbara Sinatra ka vdekur ditën e martë, pas disa muajve të përkeqësimeve shëndetësore.

Sipas përfaqësuesve të fondacionit të saj “Barbara Sinatra Children’s Center Foundation”, ajo ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare, në shtëpinë e saj e rrethuar me miq dhe familjarë.

Barbara ishte e njohur si aktiviste për viktimat e abuzimeve më fëmijë, kështu edhe duke themeluar fondacionin e saj.

Ajo dhe Frank ishin martuar në vitin 1976 dhe kishin kaluar pothuajse 22 vjet së bashku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme