Ndërron jetë Tom Jago, krijuesi i Johny Walker

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Ndërron jetë në Londër, në moshën 93 vjecare, Tom Jago, mjeshtër dhe krijues i pijeve alkoolike si Baileys dhe Johny Walker.

Biznesmeni britanik është cilësuar si mbreti i distiluesve të alkoolit. Në vitin 1974 krem-whisky Baileys fitoi çmimin e pijes alkoolike më të shitur në botë, transmeton tch.

Lajmërimin për vdekjen e Jagos e ka dhënë e bija, e cila shpjegoi gjithashtu se vdekja e të atit ishte shkaktuar prej komplikimit të një frakture pësuar nga një aksident. Ne vitet 60’ Jago e filloi karrierën si shef i zhvillimit të produkteve të reja në kompaninë International Distillers & Vintners.

Roli i tij që përcaktues në krijimin e markave të likereve që kanë fituar një sukses të madh ndërkombëtar. I ideuar në vitin 1973 dhe i hedhur në shitje një vit më vonë, Baileys Irish Cream u prodhua kryesisht për të kënaqur konsumatorët Amerikane.

Baileys është një liker me bazë Whisky irlandez i përzierë me krem qumështi. Me 17% alkool ishte shpikja më e fortë e International Distillers.

Jagos dhe David Gluckman, protagonistet e këtij likeri, që prej atëherë kanë krijuar edhe shumë pije të tjera. Në vitin 1982 Jago u largua nga International Distillers dhe hyri në grupin Hennessy, duke u marrë me marka Brand të konjakëve klasikë. Suksesi i radhës për Jagon erdhi po në vitin 1982 me Whiskyn “Chivas Regal”.

Vite më vone, ky njeri ideoi gjithashtu edhe Malibu Rum. Sipërmarrja e fundit e tij ishte “The Last Drop Distillers Limited” e vitit 2007, kompani që ende ka për objektiv gjetjen e kombinimeve të reja për të prodhuar pije suksesi si Baileys apo Chivas Regal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme