Ndodhë edhe kjo, tri koncerte në një datë

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 09:42 | Nga

Noizy gjatë ditës së kaluar ka mbajtur tri koncerte.

Reperi ka filluar në Prizren me një organizim të veçantë duke vazhduar në Podujevë dhe së fundi në Ferizaj.

Noizy si gjithnjë ka arritur që të krijojë atmosferë fantastike dhe duke e dëshmuar edhe njëherë se vazhdon të jetë ndër këngëtarët më të kërkuar kudo që ka shqiptarë.

Sigurisht është e vështirë të arrish t’i mbash tri koncerte në një datë të njëjtë por këtë po e bën Noizy, duke mos u ndalë për asnjë moment.

Reperi po shijon edhe suksesin e dy këngëve të fundit ,’100kilë’ dhe ‘AK47’. Sigurisht jo këngët e fundit pasi repertuari i tij do të mbushet edhe më me shumë këngë dhe prodhime fantastike muzikale.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme