Ndodhen larg njëri-tjetrit, Adriana Matoshi tregon se ndjen mall për të dashurin Keith Groeneveld

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Ata janë një nga çiftet që kanë bërë bujë të madhe në mediat shqiptare e po ashtu edhe në faqet rozë.

Bëhet fjalë për aktoren e tashmë deputeten Adriana Matoshi e po ashtu edhe partnerin e saj, futbollistin Keith Groeneveld.

Ky i fundit pothuajse tërë verën ka qëndruar në Kosovë për të qenë edhe më afër të dashurës së tij, me të cilën është në lidhje për më shumë se një vit.

I njëjti ka shpërndarë një fotografi në InstaStory në kohën kur po mbahej ‘Pri Fest’, duke shkruar: “Drita ime”.

E të njëjtin imazh e ka ripostuar edhe Matoshi me përshkrimin se po ‘i mungon’ pasi Keith jeton dhe vepron në Belgjikë.

Dyshja kanë qenë cak i shtypit për shkak të diferencës së madhe në moshë, marrë parasysh që Groeneveld është vetëm 22-vjeç.

Adriana ndërkaq është nënë e katër fëmijëve nga martesa e saj e mëparshme me Albert Sylejmanin. /Telegrafi

Të ngjashme