Ndryshon data, produksioni zbulon se kur nis “Big Brother VIP”

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit. Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët.

Së fundmi, në media u përfol se reality-show do të nisë me 1 tetor dhe një gjë e tillë u konfirmua edhe nga “Top Channel”. Televizioni shtoi në listën e programacionit, “Big Brother VIP” ditën e premte pra më 1 tetor, orari mbetet i njëjtë nga ora 21:00.

Mirëpo, duket se përgatitjet ende nuk kanë mbaruar dhe data e nisjes së tij ka ndryshuar. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram është zbuluar se reality-show do nisë më 5 tetor, pra ditën e martë.

Të ngjashme