Në aeroport duke kërcyer nën ritmet e çiftelisë, habit Rita Ora!

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 15:24 | Nga

Rita Ora mori dje një dhuratë prej kryebashkiakut Veliaj.

Veliaj surprizoi këngëtaren duke i dhuruar një çifteli. Por gjatë udhëtimit për në koncertin e radhës, në aeroport ajo i ka habitur të gjithë të pranishmit teksa ka filluar të kërcejë valle ndërkohë që njëri prej miqve të saj po i binte çiftelisë.

Teksa këndoi në Sheshin “Skënderbej” skena kulmoi kur Rita Ora këndoi një miksim të një prej hiteve të saj me muzikën tradicionale të një prej valleve më të njohura shqiptare, ku çiftelia është një element thelbësor.

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme