Në atë që do të ishte ditëlindja e 59-të – John Travolta me dedikim prekës për bashkëshorten e ndjerë

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

John Travolta e ka përkujtuar bashkëshorten e tij të ndjerë, Kelly Preston, me rastin e përvjetorit të lindjes.

Preston vdiq në korrik të vitit 2020. Aktorja e “Jerry Maguire” do të bëhej 59-vjeçe.

“Urime ditëlindjen Kelly”, shkroi Travolta përkrah një fotografie të aktores. “Na mungon dhe të duam shumë”.

Fotografia e paraqiste Kellyn në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2018, ku ajo promovoi filmin e saj “Gotti”.

Preston vdiq në vitin 2020 mes një beteje me kancerin e gjirit.

Ata kanë bashkë tre fëmijë: Ella, Benjamin dhe Jett.

Të ngjashme