Në ditëlindjen e 29-të, Luana Vjollca pozon për kopertinën e revistës amerikane “Style Cruze”

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Për ditëlindjen e saj të 29-të, këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, është shfaqur në kopertinën e muajit shtator të revistës së famshme amerikane, Style Cruze.

Ajo ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta dhe karriera profesionale, derisa “Këngëtare, prezantuese dhe producente, Luana, një luaneshë e vërtetë,” e përshkruan në titull revista prestigjioze.

E njëjta njëherësh ka treguar se është shumë e përsosur në punë, pavarësisht se e di që perfeksioni nuk ekziston.

Mes shumë gjërash, biondja ka folur edhe për ndikimin e pandemisë së coronavirusit që ka pasur në karrierë gjatë kësaj kohe.

Duke qenë se pritet të startojë së shpejti me sezonin e katërt të “Shiko Kush Luan”, ajo ka zbuluar disa detaje të tjera edhe me projektet e saj muzikore.

“Për ditëlindjen time jam e emocionuar të ndajë këtë kopertinë ekskluzive të revistës së madhe amerikane, Style Cruze, për çështjet e shtatorit”, ka shkruar ajo në lajmin e ndarë në Instagram.

Krijuesja e hitit “Pa Panik” ka pozuar me një fustan të shkurtër, me të cilin gjithashtu ka marrë vëmendje të madhe me dukjen glamuroze.

Luana Vjollca

Të ngjashme