Në ditën e çlirimit të Deçanit, Gold AG nderohet me dekoratë nga Ramush Haradinaj

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Sot (e martë) në ditën e çlirimit të Deçanit, reperi i njohur Arian Agushi, është nderuar me dekoratë nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

I njëjti ka publikuar momentin kur pranoi dekoratën nga Haradinaj, teksa ka thënë se është krenar që jeton në epokën e UÇK-së.

“Sot pranova një dekoratë nga ish kryeministri Ramush Haradinaj, për nderë të ditës së çlirimit të Deçanit. Krenar që jetoj në epokën e UÇK-së. Faleminderit komandant”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Në fotografitë që shpërndau në rrjetet sociale, artisti nga Presheva pranoi urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e tij.

Gold AG aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit të titulluar “Prishtina”, të cilin e solli javën e kaluar në bashkëpunim me artisten Albina Kelmendi.

Ai po ashtu ka paralajmëruar edhe dy këngë të reja gjatë verës.

Të ngjashme