Në fotografinë pranë fëmijëve, Vera Ora jep mesazhin për nënat

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, Vera Sahatçiu – Ora, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ndonëse publikon postime nga më të ndryshmet, ajo asnjëherë nuk heziton të shfaqë dashurinë e madhe që ka ndaj tre fëmijëve të saj, Elenës, Ritës dhe Donit.

Së fundmi, e njëjta është kthyer në kohë dhe ka sjellë një fotografi familjare duke dhënë një mesazh për të gjitha nënat e reja.

“Isha e zënë me fëmijët, tani jam e zënë me punë. Nënat e reja, gëzojeni familjen se koha ikë shumë shpejt”, është përshkrimi që ia ka vënë fotografisë krahas fëmijëve.

Ndërkohë, të shumta ishin reagimet pozitive që pranoi pranë postimit nga ndjekësit dhe miqtë dhe familjarët e saj.

Këtë kohë, Vera dhe Rita u komentuan për një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihen duke kërcyer gjithë pasion nën ritmet e hitit të njohur shqiptaro-francez “Zemër”, që këndohet nga Dhurata Dora dhe Soolking.

Kjo u bë virale dhe dyshja po vazhdojnë të dëshmojnë dashurinë e madhe që kanë për popullin shqiptar./T

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme