Në lagjen e Rita Orës u dogj ndërtesa në Londër

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 17:29 | Nga

Pas zjarrit që ka kapluar një ndërtesë shumë-katëshe në Londër, këngëtarja shqiptare Rita Ora ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar, pasi ajo është pikërisht lagjja e Ritës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar:

“Kjo është lagjja ime, nuk mund të besoj se kjo po ndodh. Lutjet e mia janë me të gjithë të përfshirët, zemra ime po rreh aq shpejt. Kam luajtur në atë bllok. Unë dua të bëj gjithçka për të ndihmuar”.

Raportohet për të vdekur nga ky zjarr dhe rreth 50 persona të lënduar të cilët po trajtohen në spitalet e Londrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme