Në më pak se 24 orë, Tayna dhe Mozzik kalojnë shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarët e njohur shqiptarë, Tayna dhe Mozzik, dje (e mërkurë), publikuan këngën e re.

“Edhe ti” mban titullin kënga e tyre, e cila është punuar në studion e “Friends Entertainment”.

Kjo këngë është pritur mirë nga publiku që në orët e para të publikimit, dhe kjo vërehet nga shifrat e larta të klikimeve që ka marrë në YouTube.

Ende pa u mbushur 24 orë nga lansimi i saj, “Edhe ti” ka marrë mbi 2.1 milionë klikime në platformën YouTube.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe në të Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) shfaqet me një performancë mjaft atraktive.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit “Sekuencë”, teksa ky projekt muzikor shënon bashkëpunimin e parë të Taynës me reperin nga Ferizaji.

Projekti tashmë është bërë ‘trending’ edhe në Gjermani, pasi Mozzik numëron fansa të shumtë edhe atje për shkak se jetoi për disa vite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme