Në moshën 74 vjeçare vdes aktori i njohur britanik

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Aktori i njohur Peter Mayhew ka ndërrur jetë në moshën 74 vjeçare.

Aktori i cili ka luajtur rolin ‘Chewbacca’ në filmat e “Star Wars” Peter Mayhew ka vdekur në moshën 74 vjeçare ka njoftuar familja e tij, shkruan BBC, transmeton lajmi.net

Ai ndërroi jetë me datën 30 prill në shtëpië e tij në Texas.

Aktori britaniko-amerikan luajti rolin e gjigantit Wookiee Chewbacca në trilogjin origjinale që filloi në vitin 1977, si dhe filmat e mëvonshëm deri në vitin 2015.

“Ai vendosi zemrën dhe shpirtin në rolin e Chewbacca dhe këtë e tregoi në çdo skenë “, tha familja e tij.

Mayheë i lindur në Londër luajti Chewbacca në trilogjin origjinale të Star Wars, dhe e ndau rolin në ‘The Force Awakens’ në vitin 2015.

Mark Hamill, i cili luajti rolin e Luke Skywalker në filmat Star Wars, e përshkroi Mayhehun si “gjigantin më të butë”.

Të ngjashme