Në një ceremoni private, martohet vajza e George W. Bush

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Vajza e George W. Bush, Barbara është kurorëzuar, duke organizuar një dasmë sentimentale.

Barbara Bush, vajza e ish-presidentit George W. Bush u kurorëzua me skenaristin Craig Coyne, të dielën në një ceremoni të fshehtë, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Të ftuar në këtë dasmë ishin vetëm 20 anëtarë të familjes, ceremoni e thjeshtë, që u mbajt në oborrin e shtëpisë së familjes Bush në Kennebunkport me pamje nga oqeani.

“Një ceremoni shumë e shkurtër dhe e ëmbël”, e përshkruan Barbara dasmën e saj për “People”.

Barabara ka treguar se kishte vënë bylyzyk të gjyshes, të cilën gjyshi ia kishte dhuruar asaj për ditëlindjen e 70-të.

Çifti kishin filluar lidhjen vitin e kaluar, për pak muaj ata vendosën që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme