Në pritje të Oscarit, arrestohet aktori i “Jokerit”

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 23:15 | Nga Ekonomia Online

Aktori protagonist i filmit pretendent për çmim Oscar, Joker, Joaquin Phoenix, është arrestuar sot. Ai është arrestuar në tubimin që u zhvillua në Washington për çështjen e ndryshimeve klimatike.

Phoenix u arrestua së bashku me aktorin tjerë, tepër të njohur, Martin Sheen. Aktorët ishin dy nga 300 personat që morën pjesë në miting, të organizuar nga Jane Fonda. Fonda është arrestuar disa herë gjatë dy muajve të fundit për protesta në Washington D.C.

Phoenix iu drejtua protestuesve në një tubim para se të arrestohej. “Ndonjëherë pyesim veten se çfarë mund të bëjmë në këtë luftë kundër ndryshimit të klimës, dhe ka diçka që mund të bëni sot dhe nesër, duke bërë një zgjedhje për atë që konsumoni”, tha Phoenix.

Phoenix fitoi Golden Globe për aktorin më të mirë në një Motion Picture falë performancës së tij në filmin “Joker”, dhe ai e shfrytëzoi kohën e tij në podium për të sjellë në mënyrë të ngjashme vëmendjen për zgjedhje më të mira të ngrënies.

Të ngjashme