“Në rrobat e babës e gjej shpirtin e tij”, djali i Cimës me rrëfim prekës

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Artan Thaçi është djali i humoristit të ndjerë Rasim Thaçi-Cima.

Ndërkaq me 26 mars behën një vit që nga vdekja e artistit, ku Artanit i ka lënë një zbrazëti të madhe.

Artani vazhdimisht i ka bërë dedikime në rrjetet sociale duke e përshkruar dhimbjen dhe mungesën që po e ndjen bashkë me familjen që nga vdekja e tij.

Artan Thaçi në një intervistë për T7 tha se ende e ka të vështirë ta pranojë vdekjen e babait.

Në mesin e kujtimeve të shumta janë edhe rrobat e tij, që i ruan me shumë dashuri.

Të ngjashme