Në shitje Globi i Artë i Robin Williams

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Një koleksion i gjësendeve, të cilat kanë qenë në pronësi të Robin Williams dhe ish-gruas së tij, Marsha Garces, do të shiten në ankand për një shumë prej 6.1 milionë dollarësh (5.3 milionë euro), ndërsa përfitimet do të jepen për çështje bamirësie.

Ndër gjësendet që janë nxjerrë në ankand është edhe çmimi Golden Globe që aktori e kishte fituar për rolin e tij në filmin “Good Morning Vietnam”.

Robin Williams (Photo by Frazer Harrison/Getty Images For BAFTA Los Angeles)

Po ashtu, vëmendje ka tërhequr edhe shpata, të cilën ylli i ndjerë e kishte përdorur në rolin e Peter Panit në filmin “Hook”.

Globi i Artë ka arritur çmimin prej 27.500 dollarësh (23.890 euro), kurse shpata do të shitet për 4.750 dollarë (4.126 euro).

Në ankand janë nxjerrë, gjithashtu, edhe disa vepra artistike, orë dore, mobilie dhe stoli, që kanë qenë në pronësi të aktorit.

Robin Williams dhe Marsha Garces (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

Nga çmimet e shumta që ka fituar gjatë karrierës, veçojmë çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor (“Good Will Hunting”).

Po ashtu, gjatë karrierës, ai i ka fituar dy çmime Emmy, shtatë Golden Globe, dy çmime Screen Actors Guild dhe katër Grammy.

Më 11 gusht të vitit 2014, aktori vrau vetën në shtëpinë e tij në Paradise Cay të Kalifornisë, në moshë 63 vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme