Në vetëm një ditë mbi dy milionë klikime për këngën e re të Butrintit, Kidës dhe Ledrit

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Butrint Imeri, Kida dhe Ledri, të shtunën në mesnatë sollën këngën e re të quajtur “Dale”.

Projekti u prit tejet mirë nga publiku dhe vetëm për një ditë ka arritur të shndërrohet në një nga projektet e preferuara.

Kënga, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale, në vetëm një ditë ka kaluar shifrën e mbi dy milionë klikimeve në platformën YouTube.

Ky duket të jetë një sukses i radhës i tre artistëve shqiptarë, edhe pse bashkuan forcat për herë të parë me njëri-tjetrin.

Shumë prej fansave me reagimet e tyre theksuan se kjo është kënga e verës 2021.

Sidoqoftë, artistët me lehtësimin e masave ndaj COVID-19 kanë filluar të jenë të pranishëm edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore.

Kida dhe Butrinti mbrëmë performuan në një nga klubet e njohura në Zvicër.

Të ngjashme