Nëna e Argjentina Ramosaj martohet me avokatin e njohur

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Suzana Mushkolaj është martuar me avokatin Besnik Nikqi në një ceremoni private të organizuar në bjeshkët e Rugovës.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Suzana në një postim në Facebook, ku ka treguar që i ka thënë po Besnikut.

“Dje (08-11-2021) unë dhe Besnik Nikqi-avokat, dashurinë tonë e kurorëzuam me martesë Bjeshkëve të Nemuna”, shkroi Suzana në përshkrim të imazheve.

Pas kësaj ajo ka marrë urime të shumta nga familjarët dhe miqtë e saj të cilët uruan çiftin për kurorëzimin e dashurisë së tyre në martesë.

Theksojmë se, Suzana është nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj.

Të ngjashme