Nëna e Rita Orës publikon fotografi të rrallë të këngëtares me motrën dhe të vëllanë e saj në Pejë

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e ka cekur gjithmonë me krenari prejardhjen e saj.

Familja e këngëtares, mbiemri i së cilës është Sahatçiu kanë prejardhje nga qyteti i Pejës, dhe vite më parë vizitat e tyre kanë qenë të shumta në këtë qytet.

Ka qenë së fundmi nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka publikuar një fotografi të kahershme të tre fëmijëve të saj, të realizuar në Kanionin e Rugovës në Pejë.

Atë kohë Rita ishte shumë e vogël dhe ndodhej vetëm për pushimet e verës në Kosovë, pasi ka qenë një vjeçare kur familja e saj u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar.

“Urë për në anën tjetër të 2021”, shkroi Vera në mbishkrimin e fotografisë, me shpresën që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ky që lam pas.

Rita Ora përndryshe ka lindur në Prishtinë, por është rritur në Londër, atje ku edhe zhvilloi më pas karrierën e saj prej një ylli të rangut botëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme