Nëna e Selenës: Justin nuk është i duhuri

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 15:52 | Nga

Pak ditë më parë mediet rozë publikuan një intervistë të mamasë së Selena Gomes, e cila deklaroi se marrëdhënia e saj me të bijën është mjaft e mirë, pavarësisht bindjes së saj se Justin nuk është personi i duhur për të.

Mamaja e këngëtares, Mandy Teefey, gjatë intervistës u shpreh se nuk ka ndërhyrë në vendimet e vajzës së saj përsa i përket rikthimit me Justin Bieber, pasi siç theksoi ajo Selena është vajzë e rritur dhe e lirë për të vendosur vetë.

Por Mandy Teefey duket se përveç lidhjes me Justin, nuk është dakort edhe për një tjetër vendim të këngëtares përsa i përket fushës së saj profesionale dhe pjesëmarrjes së të bijës në filmin “Një ditë me shi në New York”.

Komentin e saj nëna e Selenës e ka bërë me dije gjatë një replike me një fans të së bijës në Instagram, ku ka shkruar: “Askush nuk mund të bëjë një gjë që Selena nuk e dëshiron, kam bërë një bisedë me të për të mos marrë pjesë në këtë film. Por askush nuk e kontrollon atë, Selena i merr vetë vendimet e saj”.

Image result for justin and selena

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme