Nëntë muaj pas djalit të dytë, aktori 70-vjeçar do të bëhet baba për herë të tretë

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Bashkëshortja e Richard Gere, Alejandra, është shtatzënë për herë të dytë, vetëm nëntë muaj pasi solli në jetë një djalë.

Revista spanjolla Hola, që ka afrimitet me çiftin dhe bëri publike shtatzëninë e parë, njoftoi se Alejandra do të lindë pranverën që vjen.

Ylli i “Pretty Woman,” Richard Gere, 70 vjeç dhe publicistja Alejandra Silva, 36, u bënë prindër të një djali në shkurt. Ata deklaruan se do të bëheshin prindër si askush tjetër: përmes një fotoje ku Dalai Lama fërkonte barkun e fryrë. Nën foton e postuar në Instagram, ajo shkroi: “Nuk mund t’ia thonim botës pa ia thënë Shkelqësisë së Tij Dalai Lamës.”

Legjendën e Hollywood-it, Gere, nuk e shqetëson aspak fakti që po bëhet baba në këtë moshë.

Richard ka qenë i martuar me supermodelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri në vitin 1995, kur edhe u divorcuan. Më pas u matua me modelen dhe aktoren Carey Loëell në vitin 2002. Ai dhe Carey kanë një djalë, Homer James Jigme Gere, lindur në vitin 2000. Ata u ndanë pas 11 vitesh martesë, në vitin 2013.

Alejandra, partnerja e tanishme, ka një djalë gjashtë vjeçar të quajtur Albert me ishin e saj, biznesnmenin Govind Friedland.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme