Nëntori nis me shumë surpriza nga Rita Ora

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 16:21 | Nga Ekonomia Online
Rita Ora vazhdon të punojë shumë rreth projekteve të reja muzikore.
Rita Ora derisa po shijon suksesin e këngës së re, po bën edhe finalizimin e albumit të ri, i cili do të lansohet në nëntor, shkruan lajmi.net.

Këtë muaj këngëtarja e nis me shumë befasi, këtë gjë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale.

Në rrjete sociale, Rita ka publikuar një fotografi bashkë me ekipin e platformës ‘Spotify’, me të cilët edhe po e përgatit befasinë e radhës.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Rita Ora është “Let You Love Me”, i shoqëruar edhe me videoklip.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme