Nevina Shtyllës ia keqpërdorin WhatsApp-in

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Emrat e personazheve të njohur keqpërdoren shpesh për qëllime të ndryshme. Persona të caktuar përpiqen të përfitojnë nga emri i tyre dhe kjo i ka ndodhur edhe moderatores Nevina Shtylla.

Dikush ka kontakuar bizneset në WhatsApp në emër të saj për të marrë produkte falas, në këmbim të reklamës.

Megjithatë, Nevina Shtylla ka publikuar mesazhet duke thënë se nuk është e vërtetë që personi në fjalë është ajo, si edhe numri nuk është i saji.

“Bëni kujdes! Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni, pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes!”, ka shkruar ajo.

Më pas bashkangjiti edhe disa mesazh të dërguara nga personi që iu është prezantuar bizneseve si moderatorja e njohur.

“Shpresoj të mos ketë rënë njeri pre e këtij mashtrimi. E përsëris që nuk është përdorur vetëm emri im. Numri i telefonit ndryshon por mënyra e vjedhjes është e njëjtë. Bëni kujdes dhe denonconi nëse keni pasur probleme të tilla”, ka shtuar moderatorja.

View this post on Instagram

The girl and the sea 🌊

A post shared by NEVINA SHTYLLA 🧸 (@nevinashtylla) on

View this post on Instagram

SaturYay 🍹

A post shared by NEVINA SHTYLLA 🧸 (@nevinashtylla) on

View this post on Instagram

♥️

A post shared by NEVINA SHTYLLA 🧸 (@nevinashtylla) on

View this post on Instagram

Into the blue 🌊

A post shared by NEVINA SHTYLLA 🧸 (@nevinashtylla) on

Të ngjashme