Nga Parku i Gërmisë, Dua Lipa e emocionuar për festivalin

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa mezi pret të performojë në Sunny Hill Festival.

Ajo aktualisht gjendet në Parkun e Gërmisë ku edhe do të mbahet festivali, njofton Klankosova.tv.

“Mezi pres për sonte, e emocionuar”, ka shkruar ajo në dy postime të cilat i ka ngarkuar në Instastory.

Dua bashkë me yje të tjerë ndërkombëtarë do të këndojnë në festivalin që nis nga sonte e zgjat deri më 7 gusht.

Mos harroni, dyert hapen në orën 12:00, ndërkaq performanca e parë nis në orën 14:00.

Të ngjashme