Nga përvoja në Bashkinë e Tiranës, te roli i saj në serialin “HOT” – Monika i tregon të gjitha

Prishtinë | 19 Mar 2022 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Monika Lubonja ka patur disa dalje televizive së fundmi, në të cilat ka folur gjatë mbi përvojën e saj të veçantë në “Big Brother VIP”.

E pyetur se si ka qenë para dhe pas kësaj eksperience, aktorja ceku marrëdhënien e saj të punës në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që shprehu dhe dëshirën për të qenë pjesë e modës.

Para “BBV” isha po ajo Monikë që po vazhdon akoma sepse ato kohë punoja si këshilltare, merresha me organizimin e fëmijëve në Bashkinë e Tiranës. Gjërat e mia ishin pezulluar me kohë. Unë në një marrëdhënie institucionale jam korrekte dhe jam krenare për këtë. Do e falenderoja kryebashkiakun Erion Veliaj për këtë mundësi që më dha. Pastaj isha gjithmonë në kuadrin që doja të ngreja shfaqjet, ato që kam përzemër, që dua të sjell muzikalin për herë të parë për fëmijët në Shqipëri me të gjithë grupmoshat e fëmijëve, me muzikantë, profesionistë, aktor, etj. Tani që dola besoj se shumë shpejt do të ngrejë grupin e aktorëve të vëgjel për me 1 qershor për një muzikal por nuk po zbuloj më shumë. Unë kam 2 muzikale për të sjellë, një në qeshor dhe një në fundvit. Janë projekte që dua t’i ngre me profesionalizëm. Unë jam imazhi i një rrjeti dyqanesh me veshje, më pëlqen si projekt. Dua që të gjitha gratë të kenë një tjetër mënyrë veshjeje dhe t’i shikojnë me më shumë ngjyra. Nëse do të isha në një kohë tjetër do të isha padiskutim aktore por do merresha edhe me modën.

Ajo tha se po vazhdon sezonin e dytë të seriait “HOT” me Ermal Mamaqin, teksa përmendi edhe projektet e tjera që pret të startojnë.

Ne do të vazhdojmë sezonin e dytë të serialit “Hot” me Ermal Mamaqin. Roli im në këtë serial pritet të zhvillohet më shumë. Oferta për reklama kam shumë por pavarësisht anës monetare dua të jem e kursyer për pjesën e imazhit tim. Bashkëpunimi me një rrjet dyqanesh për veshje ka qenë shumë e mirë për mua. Të dielën ndërkaq do të marshojmë për një kauz sociale. Do të dëshiroja që të gjithë të vinë në orën 11 të paradites tek Materniteti. Gjithashtu jam duke lexuar për një vepër që së shpejti pritet të dalë në skenë si shfaqje e titulluar “Njeriu me Tatuazh”, ku do të jem aktore.

Të ngjashme