Ngjashmëria e frikshme me liderin çeçen Ramzan Kadyrov, reagon aktori kosovar

Prishtinë | 06 Mar 2022 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Shteti ukrainas është duke u përballur me agresionin rus.

Pothuajse e gjithë vëmendja është tek lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Së fundmi ka qarkulluar në rrjet një fotografi e quditshme në të cilën shihen presidenti i Rusisë, Vladimir Putin me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov.

Mirëpo ajo çka e bëri të frikshme këtë fotografi është ngjashmëria e madhe e aktorit kosovar, Arjanit Hotit me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov.

Madje për këtë ka reaguar edhe vetë aktori, duke e shpërndarë këtë fotografi e cila është kthyer në meme nga një grup në Facebook.

Ai këtë foto e ka postuar në profilin e tij të Instagrami, ku edhe ka shkruar: Na zbulun bir.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme