Ngritën flamurin e Palestinës në finalen e “Eurovision 2019”, priten sanksione ndaj Islandës

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Finalja e “Eurovision 2019” e mbajtur në Tel Aviv të Izraelit ka qenë nj% mbrëmje shumë emocionuese për miliona shikues.

Mbrëmja që nxori fituese shtetin holandez, me përfaqësues këngëtarin Duncan Laurence, renditi në vend të dytë Italin dhe në të tretin Rusinë, teksa përgjatë mbrëmjes, pati 26 performanca fantastike nga përfaqësuesit e shteteve.

Vëmendje të madhe nga të gjihë mori edhe paraqitja e Islandës, e cila sivjet u përfaqësua nga grupi Hatari me këngën “Hatrið mun sigra”.

Në momentin kur këtij grupi po ikumtoheshin pikët e marra nga votat e publikut në fund të mbrëmjes, ata ngritën flamurin dhe simbole të ndryshme në mbështetje të Palestinës.

Ky reagim i tyre erdhi për të protestuar kundër, siç është thënë, “okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të palestinezëve”.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe dy kërcimtarë në skenë gjatë performancës së pop-divës, këngëtares Madonna.

Teksa po interpretohej kënga “The Future”, dy kërcimtarë kanë shfaqur njëri flamurin e Palestinës dhe tjetri të Izraelit duke ngjallur reagime të shumta në publik.

Në fund të konkursit, Unioni i Evropian i Transmetimeve (EBU) lëshoi ​​një deklaratë që dënonte përdorimin e flamurit palestinez gjatë konkursit.

“Eurosong është një ngjarje jopolitike, e cila është në kundërshtim me rregullat e konkurrencës. Pasojat e këtyre veprimeve do të diskutohen nga komiteti ekzekutiv i konkursit”, kanë thënë zyrtarët e EBU-së në një deklaratë për media, teksa kanë paralajmëruar sanksione ndaj Islandës dhe dy kërcimtarëve./Telegrafi/

Të ngjashme