Niall Horan: Yjet e One Direction ishin afër ta vrisnin njëri-tjetrin para pauzës

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Yjet e One Direction do ta kishin “vrarë njëri-tjetrin” nëse nuk do të kishin bërë pauzë në fund të vitit 2016, sipas këngëtarit Niall Horan.

Ai këmbëngul se marrëdhëniet midis tij dhe shokëve të tij ishin të tensionuara pas pesë albumeve brenda pesë viteve dhe turneve të vazhdueshme, dhe të gjithë kishin nevojë për pushim nga njëri-tjetri.

“Jemi lodhur… thjesht jemi lodhur”, thotë ai për Daily Telegraf. “Pesë albume, pesë turne, në pesë vjet. Të gjithë ishim të rraskapitur. Asnjëherë nuk mund ta kujtoj ndonjë grindje të madhe, vetëm ngacmime vëllazërore, grindje të tilla.

“Por po të vazhdonim do ta kishim vrarë njëri-tjetrin. Të gjithë u ulëm një ditë, e zhvilluam një bisedë dhe thamë, “Duhet ta bëjmë një pushim, të ndalemi, të qetësohemi dhe të provojmë diçka të re””.

Boy bendi ka qenë në pushim qysh atëherë, por Liam Payne tha kohët e fundit se ka shpresë se ata do të kthehen së shpejti bashkë – pasi që Harry Styles të mos e zvarritë ribashkimin, shkruan KOHA Ditore.

Duke folur me SiriusXM muajin e kaluar, Liam tha: “Ka kohë që nuk kam folur me Harryn, kështu që nuk e di se çfarë mendon ai…” (por) kam dëgjuar që ai e përmendi atë (ribashkimin) në një revistë apo dikë, ditë më parë, që është mirë.

“Mendoj se të gjithë të tjerët kanë qenë vërtet të hapur. Mendoj se ata janë të gatshëm të fillojmë menjëherë. Mendoj se Niall ishte i gatshëm që ditën kur vendosëm të pauznonim. Ai tha, “Jam i sigurt se do të kthehemi nesër, djema!” Ai ishte thjesht i gatshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme