Nick Jonas dëshiron të ketë shumë fëmijë

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari 28-vjeçar, Nick Jonas, mendon se të qenët prind bashkë me gruan e tij, Priyanka Chopra, do të jetë një rrugëtim i bukur i jetës.

Ani pse aktualisht çifti është fokusuar në ndërtimin e një themeli të fuqishëm në lidhjen e tyre, ata janë të emocionuar rreth idesë së krijimit të familjes.

Për “E! News”, Jonas citohet të ketë thënë: “Kjo është copëza më e rëndësishme e enigmës, dhe natyrisht është diçka që të dy shpresojmë të ndodhë një ditë, dhe me vullnetin e Zotit, kjo dëshirë e jona do të shndërrohet ë realitet. Ne jemi të bekuar që e kemi njëri-tjetrin dhe e kemi zemrën të mbushur për të ardhmen. Por disa gjëra janë jashtë kontrollit tonë. Kur themeli i një çifti është i fuqishëm, ekziston dhe entuziazmi rreth mundësisë për të krijuar familje. Kur kjo të ndodhë për neve, do të jetë rrugëtimi më i bukur i jetës sonë. Gjithçka do të bien ë vendin e vet kur të jemi në atë fazë të jetës, por aktualisht ne jemi fokusuar të sigurohemi që të jemi mirë përkrah njëri-tjetrit”.

Muajin e kaluar edhe bashkëshortja e këngëtarit, aktorja e famshme indiane Priyanka Chopra, e pranoi se mezi pret të bëhet me fëmijë.

“Familja është pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe të qenët nënë ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja.”

Ndërkohë ylli i hitit “Jealous”, Nick Jonas, po bëhet gati për t’u rikthyer në emisionin “The Voice”, si pjesëtarë i jurisë dhe e pranoi se është i vendosur të dal triumfues, pasi në edicionin e kaluar e kishte humbur garën nga këngëtari i muzikës country Blake Shelton.

Të ngjashme