Nicki Minaj thotë se është në lidhje me Eminem

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 09:55 | Nga

Reperja Nicki Minaj duket t’i ketë konfirmuar spekulimet se është në lidhje me legjendën e këtij zhanri, Eminem.

Ajo publikoi një fotografi në Instagram, ku njëri prej fansave të saj shfrytëzoi rastin ta pyesë nëse është në lidhje me reperin nga Detroit.

“Po”, u përgjigj ajo, ndonëse shumë besojnë se kjo mund të jetë një mahi nga ana e saj.

Minaj së fundi ka qenë në lidhje me një tjetër reper, Nas, por që ishin ndarë në dhjetorin e vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme