Nicki Minaj thotë se shkëputja nga muzika i ka bërë mirë për shëndetin mendor

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Albumi saj i fundit është realizuar në vitin 2018, ndërsa që nga atëherë ka pasur shumë lëvizje në jetën e saj.

Dhe Nicki Minaj mendon se shkëputja nga muzika për një periudhë i ka bërë shumë mirë për shëndetin mendor, shkruan Daily Mail.

38-vjeçarja derisa vendosi të fliste me fansat në rrjete sociale u shpreh edhe për planet e ardhme, që kanë të bëjnë me rritjen e djalit të saj.

Një fans e pyeti se si ka ndikuar shkëputje e saj nga muzika, teksa Nicki e cilësoi si një pyetje mjaft me vend.

“Pyetje e mirë. [Shkëputja] ka qenë shumë e nevojshme për mua. E vlerësoj nga ana juaj që po më shkruani”, është shprehur ajo.

Tutje rep-artistja shtoi: Ka qenë mirë sepse i kam kushtuar rëndësi djalit, por nuk dua të flas shumë rreth kësaj”.

Theksojmë se ajo së bashku me Kenneth Petty pritën në jetë fëmijën e parë në shtator të vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme