Nicky Jam sjell këngën e re ‘Jaleo’

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Artisti Nicky Jam është goxha aktiv në projekte të reja muzikore.

Ai sapo ka sjell këngën e re që mban titullin”Jaleo”, ku vjen në bashkëpunim me Steve Aokin, shkruan lajmi net.

Kjo këngë e tyre është tejet ritmike së cilës ia ka bashkangjitur edhe videoklipin atraktiv me përplot vajza seksi.

Këngëtari amerikan, Jam, u bë më i njohur për publikun që nga Kampionati Botëror “Russia 2018” i cili bëri mbylljen e Botërorit bashkë me Will Smith dhe artisten shqiptare, Era Istrefi me këngën “Live it up”.

“Good vibes”, “Travesuras”, “El Perdon”, janë vetëm disa nga projektet e Nickyt që u mirëpritën nga publiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme