Nicolas Cage zyrtarisht i shkurorëzuar

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Nicolas Cage zyrtarisht është shkurorëzuar nga gruaja e tij për 69 ditë, Erika Koike.

Ylli i “Con Air”, 55 vjeç, u martua me Erikën në Las Vegas më 23 mars 2019, por kërkoi ta anulonte martesën vetëm katër ditë më vonë.

Sipas të dhënave të gjykatës të siguruara nga TMZ.com, një gjykatës në Clark County, Nevada, tani e ka bërë zyrtare ndarjen e tyre, duke e miratuar shkurorëzimin e tyre të premten e 31 majit.

Kur e kërkoi anulimin, Nic pretendoi se bashkimi i tyre ishte bazuar në mashtrime, sepse nusja e tij nuk e zbuloi historinë e saj kriminale dhe marrëdhënien e saj me një person tjetër, shkruan KOHA Ditore.

Ajo e sfidoi pretendimin se bashkimi i tyre ishte mashtrues dhe kërkoi mbështetje bashkëshortore. Sipas dokumenteve të tyre të shkurorëzimit, ish-çifti u pajtua për shkurorëzim dhe jo anulim, por është e paqartë nëse Erika do të fitojë mbështetje (financiare).

Çifti fillimisht doli në publik me romancën e tyre në prill të vitit 2018, kur ata u panë në Porto Riko, ku ylli kinematografik po e xhironte një film.

Kjo është martesa e katërt e dështuar e aktorit – ai ishte martuar më parë me Patricia Arquette nga 1995 deri më 2001, me Lisa Marie Presley për tre muaj në vitin 2002 dhe u shkurorëzua nga Alice Kim, nënën e djalit të tij 13-vjeçar Kal-El në vitin 2016.

Të ngjashme