Nicole Scherzinger duket plot stil, ndërsa shëtitet me Thom Evans

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Lidhja e tyre çdo ditë e më shumë po bëhet më e fortë që kur filluan romancën në vitin 2019.

Dhe Nicole Scherzinger tashmë nuk po ndalet duke shëtitur me Thom Evans në vende të ndryshme, shkruan Daily Mail.

Pas pushimeve, dyshja janë parë në Los Angeles të Kalifornisë, derisa morën vëmendje të njerëzve përreth.

42-vjeçarja theksoi tiparet e bujshme trupore përmes pantallonave, derisa në pjesën e sipërme mbante një bluzë të lezetshme.

Në anën tjetër, Thom sikurse edhe herëve të tjera zbuloi fizikun e tij të formësuar, për të cilin stërvitet mjaft shumë.

Për shkak të pandemisë coronavirus, çifti u pa duke mbajtur maska mbrojtëse, për t’u mos u infektuar.

Për ta u aludua se janë në pritje edhe të fëmijës së parë, por që Nicole u shpreh se dëshiron të fokusohet në muzikë edhe për ca kohë.

Të ngjashme